Bostoni regjistron fitoren e 59-të

Basketboll

Bostoni regjistron fitoren e 59-të

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:10
Devin Booker

Skuadra e Bostonit korri fitoren e 59-të sezonale, duke mundur 118-104 Sharlotin në shtëpinë e kësaj të fundit. Hauser dhe Tatum realizuan nga 25 pikë secili për Seltiks.

Fitore në sekondat e fundit për Orlando, që mundi 104-103 Portlandin. Të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 14 pikë.

Ndeshje fantastike për Kevin Buker, që realizoi 52 pikë për skuadrën e Phoenix në fitoren 124-111 ndaj Nju Orlinsit.

Jashtë fushe fiton skuadra e Atlanta, që mundi 113-101 Çikagon, ndeshje ku u dallua Bogdanovic me 20 pikë.

Rikthehet te suksesi Memfis, që mundi 110-108 Detroitin pas një ndeshje të ekuilibruar. Për Memfisin u dallua Xhered Xhakson me 40 pikë.

Nuk zhgënjen skuadra e Indiana Pejser, që mposhti thellë 133-111 Bruklinin, ku protagonist ishte Haliburton, me 27 pikë e 13 asist.

NBA-Rezultatet

Sharlot – Bostoni, 104-118

Detroit – Memfisi, 108-110

Indiana – Bruklin, 133-111

Orlando – Portlandi, 104-103

Çikago – Atlanta, 101-113

Nju Orlins – Feniksi, 111-124

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat