Denveri rikthehet në krye të Perëndimit

Basketboll

Denveri rikthehet në krye të Perëndimit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:39
Pamje nga ndeshja

Tejet interesante po bëhet për kreun në Konferencën e Perëndimit në NBA, e cila ndryshon kohë pas kohe.

Me fitoren ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 110:105, Denver Nuggets kanë marr kryesimin në këtë Konferencë.

Ndeshja ishte tejet e ngushtë, me fituesin që u përcaktua në çerekun e katërt.

Për një pikë avantazh, Denveri e fitoi pjesën e parë. Çereku i tretë u mbyll baras, teksa fal fitimit me katër pikë avantazh të periudhës së fundit, Nuggets në fund festuan.

Më i dalluari në këtë fitore për Denverin ishte NIkola Jokic me 42 pikë e 16 kërcime.

Fitore të rëndësishme mori Los Angeles Lakers, që mundi 128-111 Toronton jashtë fushe.

Fitimi i çerekut të tretë me 15 pikë epërsi ishte vendimtar në fitoren e Lakers.

Në këtë triumf u dalluan treshja D’Angelo Russell me 25 pikë, Lebron James me 23 e Anthony Davis me 21 të tjera.

Lakers janë në seri të mirë, kanë marr shtatë fitore në 10 takimet e fundit.

Zhgënjen Milwaukee Bucks, që u mund 117-113 nga Washington Wizards.

Bucks i fituan dy çerek, që të dyja me nga një pikë avantazh, derisa vlejti çereku i dytë i fituar me pesë pikë i Wizards.

Antetokounmpo ishte i pandalshëm me “triple double” 35 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime, por që s’mjaftuan për fitore.

Fitore të rëndësishme korri Golden State Warriors, që falë 23 pikëve të Andrew Wiggins mundi me plus katër 104-100 Dallas Mavericks.

Për Dallasin nuk mjaftoi “triple double” i Luka Doncic, 30 pikë, 12 kërcime e 11 asiste.

Fiton edhe Minnesota Timberwolves 113-106 ndaj Houston Rockets, ndeshje ku u dallua Naz Reid me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat