Prishtina me lehtësi mundi Pejën

Basketboll

Prishtina me lehtësi mundi Pejën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:00
Lojtarët e Prishtinës

Ndeshja në mes Pejës dhe kampionit në fuqi Sigal Prishtina, nuk i ngjasoi në asnjë pikëpamje derbit të edicioneve të kaluara. Dallimi ishte i madh në cilësi në anën e Sigal Prishtinës. Kampioni shënoi fitore me rezultat 84:64 (16:9, 25:18, 20:15, 23:22) kundër Pejës, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Prishtina shënoi fitoren e dytë rresht, kurse për Pejën është humbja e parë pas triumfit në hapje të edicionit. Basketbollistët Esho Maxie e Andrrew Lawrence ishin më efikasit te Prishtina, duke shënuar 22 pikë përkatësisht 21 sosh, ndërsa Arti Hajdari u dallua te Peja me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat