Bashkimi fiton derbin

Basketboll

Bashkimi fiton derbin

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Pamje nga një ndeshje

Bashkimi ka shënuar fitore në derbin lokal në përballje me Ponte Prizrenin me rezultat 94:86 në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më të merituarit për triumfin e skuadrës kampione në fuqi ishin Setven Haney me 32 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, Jordan Capps me 28 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Ujkan Karanezi me 19 pikë e 5 asistime.

Te Ponte Prizreni më efikasit ishin Urim Zenelaj me 29 pikë e 14 kërcime dhe Elliot Cole me 21 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Për Bashkimin kjo është fitorja e pestë në këtë edicion, krahas pesë disfatave, derisa Ponte Prizreni e ka regjistruar humbjen e pestë në nëntë ndeshje, krahas pesë fitoreve, derisa e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë kundër Z Mobile Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat