Kosova i jep goditje të tmerrshme e të merituar në kufi klubit me renome serbe!

Basketboll

Kosova i jep goditje të tmerrshme e të merituar në kufi klubit me renome serbe!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Partizani në kufi

Delegacioni i klubit të basketbollit Partizani nga Beogradi nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, raporton B92. Udhëheqësit e Partizanit u përpoqën t’i bindin policinë kufitare për t'i lejuar që të hyjnë në Kosovë, por ishte e kot dhe u kthyen ata nga kufiri, raportojnë mediat serbe. Siç është raportuar për “B92”, policia kufitare shqiptare u urdhëruan në Prishtinë të mos lejojnë delegacionin e Partizanit të futet në territorin e Kosovës, edhe pse ata nuk kishin udhëtuar me autobus e me shenjat e Serbisë, por me makinat private.

Image

Pas krerëve të klubit famëkeq të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, që të premten ishin futur në Kosovë, sot tentuan të hyjnë edhe klubi i basketbollit Partizani i Beogradit dhe me një mision të veçantë, në përkrahje të serbëve të Mitrovicës, që nuk e njohin Republikën e Kosovës. Ata kishin për qëllim që luajnë ndeshje miqësore me Trepçën fantome nga Leposaviqi, në orën 15.00. Delegacioni kryesohet nga presidenti i klubit Ostoja Mijailoviqi dhe drejtori Nikola Lonçar etj. por u ndaluan dhe iu dha goditja e tmerrshme dhe e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat