Ore fytyrë zitë e Partizanit të Beogradit, mirë se erdhet në kufi dhe u njoftuat me policinë e shtetit të Kosovës!

Basketboll

Ore fytyrë zitë e Partizanit të Beogradit, mirë se erdhet në kufi dhe u njoftuat me policinë e shtetit të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:10
Ore fytyrë zitë e Partizanit të Beogradit, mirë se erdhet në kufi dhe u njoftuat me policinë e shtetit të Kosovës!

Ostoja Mijailoviq, ju si president i klubit Partizani nga Beogradi, jeni klub i madh për Beograd e për Serbi, për shqiptari nuk ekzistoni as në letër! Mijailoviq, e kuptove se Kosova është shtet!  E kuptove se të futesh ilegalisht në një shtet tjetër mund edhe të arrestohesh! E kuptove, se në Jarinje ka kufi dhe aty është Republika e Kosovës.

Me autobus nuk ta mori mendja që të nisesh, sepse mendove se do ta mashtrosh një shtet! Por gabove! A thua, çfarë mendove me vete në kufi! A the: Vuçiqi na paske rrejt, se Kosova vërtet qenka shtet! Mijailoviq, Vuçiqi së bashku me politikanët tjerë serbë, iu gënjejnë çdo ditë. Mijailoviq, mirë se erdhe në kufi, e more mundin dhe kohën, të njihesh me policinë e Republikës së Kosovës.

Policia të kthejë prapa nga je ardhur dhe nuk lejon që të futesh në një shtet tjetër. Ore fytyrë ziu i Partizanit të Beogradit, mirë se erdhe në kufi dhe u njoftove me policinë e shtetit të Kosovës, aty ku flitet shqip dhe në shtetin e njohur ndërkombëtarisht! U njoftohet se aty ka rend e rregull, aty ka shtet dhe nuk është sikurse në bahçe të babës. Mijailoviq, e kuptove gjuhen e shtetit të Kosovës! Nuk erdhe për ndeshje miqësore por për të marrë pjesë në protesta e serbëve që nuk njohin shtetin e Kosovës.

Në kufi e bëtë një foto si kujtim, t’i tregoni Beogradit se atje kish shtet dhe nuk mund të futesh sa herë të duash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat