Ekspedita e klubit të basketbollit Partizani u ndal në kufirin në Jarinjë dhe u kthye për në Beograd. “Partizan u ndal në Jarinje sot nga e ashtuquajtura Polici e Kosovës, e cila nuk na lejojë të vazhdojmë rrugën drejt Mitrovicës së Kosovës dhe Leposaviqit”, shkruan në faqen e Partizanit të Beogradit.
Në fakt, a duhet organizata më e lartë e basketbollit evropian, FIBA Europe, ta sanksionojë Partizanin?
E para, Partizani ka tentuar ilegalisht të futet në një shtet tjetër, dhe e dyta, një shtet të njohur ndërkombëtarisht e quan e ashtuquajtura Kosovë! Ky është turpi i një klubit që sportin e kanë përzier me politikë dhe duhet të sanksionohet nga FIBA.