Shtatë të vdekur e mbi 40 të plagosur nga një shpërthim në Rusi - Bota Sot
Shtatë të vdekur e mbi 40 të plagosur nga një shpërthim në Rusi

Bota

Shtatë të vdekur e mbi 40 të plagosur nga një shpërthim në Rusi

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një tragjedi ka prekur qytetin e Magnitogorsku, rreth 1700 kilometra larg Moskës. Në këtë qytet, si pasojë e shpërthimit të tubit të gazit, 7 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur.

Autoritetet ruse janë shprehur se situata paraqitet alarmante, me njerëz që dergjen nën rrënoja. 

Në qytetin e Magnitogorsku ka arritur edhe presidenti Vladimir Putin, që shprehu pikëllimin e tij për ngjarjen e rëndë. Në këtë qytet temperaturat arrijnë në nivelet minus 15 deri minus 22, ndaj edhe besimi i autoriteteve se do të gjejnë trupa të gjallë, sa vjen e bie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...