Dramatike: Momenti kur shpërthen bomba në makinë, pak minuta pasi kaluan andej disa të rinj

Bota

Dramatike: Momenti kur shpërthen bomba në makinë, pak minuta pasi kaluan andej disa të rinj

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje dramatike janë publikuar nga CCTV shfaq momentin kur bomba shpërthen brenda një makine që gjendej jashtë një gjykate në Derry, vetëm pak minuta pasi një grup të rinjsh kalojnë pranë saj.

Policia ka publikuar pamjet e sulmit që ndodhi në shtunën në mbrëmje.

Në pamje, shihet se si vetura ishte e parkuar jashtë gjykatës si dhe shihet se si shoferi del nga vetura dhe fillon të vrapojë.

Fare pranë makinës në trotuar po kalonin shtatë të rinj, pak para se ajo të shpërthente.

Pasi u qetësua gjithçka në rrugë, ndodhi shpërthimi.

Policia beson se pas sulmit nga qenë grupi i njohur si IRA e Re.

Image
Image
Image
Image
Image

Për këtë rast, Policia tashmë ka arrestuar dy persona, rreth të 20’tave.

Zyrtarë policorë e kanë quajtur akt çmendurie përdorimin e bombave të tilla në zona ku qarkullojnë njerëzit, pasi mund të jenë fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat