Një kamp refugjatësh edhe për familjet e xhihadistëve të ISIS

Bota

Një kamp refugjatësh edhe për familjet e xhihadistëve të ISIS

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Foto

Qindra gra dhe fëmijë xhihadistësh, nga e gjithë bota, që iu bashkuan grupit të Shtetit Islamik, tani jetojnë në një kamp refugjatësh në afërsi të Hasakehut, në Sirinë verilindore.

“Bashkëshorti im më detyroi të vija. Fillimisht më tha se do të shkonim të jetonim në Turqi dhe unë isha e kënaqur, por më pas më solli këtu. Nuk doja të vija. Doja të qëndroja në vendin tim. Tani shpresoj të kthehem sërish në shtëpi”, tha Kenza, marokene.

Si marokenia, ka edhe shumë të tjera në këtë kamp. Shumë prej tyre janë larguar nga ajo që konsiderohet fortesa e fundit e Shtetit Islamik, e kufizuar në vetëm gjysmëkilometri katror sipërfaqe, në fshatin Baghouz, që është i rrethuar nga Forcat Demokratike Siriane.

“Ne nuk dinim asgjë. Thjesht na mbyllnin në shtëpi”, thonë ato.

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të evakuojnë njerëz nga Baghouzi, në përpjekje për të larguar civilët para një sulmi përfundimtar mbi xhihadistët, që do të shënonte edhe fundin e kalifatit të Shtetit Islamik të shpallur nga militantët xhihadistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat