Sanksionohen ushtarakët venezuelas për pengimin e ndihmave humanitare

Bota

Sanksionohen ushtarakët venezuelas për pengimin e ndihmave humanitare

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:43
Uashington

Uashingtoni vendosi sanksione financiare ndaj shumë gjeneralëve dhe përgjegjësve të afërt me “ish-presidentin jo legjitim” venezuelas, Nicolas Maduro sepse penguan në ndarjen e ndihmave humanitare, njoftoi Thesari Amerikan.

“Bllokimi nga Maduro i kamionëve dhe anijeve të ngarkuara me ndihma humanitare është shembulli i fundit i instrumentalizimit nga regjimi i tij i jashtëligjshëm të shpërndarjes së ushqimeve dhe furnizimeve për të kontrolluar venezuelasit e pambrojtur”, deklaroi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Ne sanksionojmë anëtarët e forcave të sigurisë së Maduros si përgjigje ndaj dhunës së papranueshme, për vdekjet tragjike dhe të djegjes së papërfytyrueshme të produkteve ushqimore dhe ilaçeve që ishin për venezuelasit e sëmurë dhe të urritur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat