Trump nënshkruan dekretin që njeh sovranitetin e Izraelit mbi Golanin

Bota

Trump nënshkruan dekretin që njeh sovranitetin e Izraelit mbi Golanin

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:53
Trump dhe Netanyahu

Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dekretin që njeh zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi pllajën e Golanit.

Në mes të fushatës elektorale në vendin e tij, Netanyahu deklaroi se Izraelit nuk do të heqë kurrë dorë nga pjesa më e madhe e Golanit sirian të pushtuar nga shteti hebre gjatë luftës Gjashtë Ditore në 1967, para se ta aneksonte në 1981.

Një aneksim ky që nuk është njohur asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat