Gruaja shet djalin e saj për 2.5 mijë dollarë që t’i paguajë borxhet e drogës

Bota

Gruaja shet djalin e saj për 2.5 mijë dollarë që t’i paguajë borxhet e drogës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 19:38
Esmeralda Garza

Një grua në Teksas e akuzuar për shitjen e djalit të saj shtatëvjeçar dhe duke planifikuar të shesë edhe dy fëmijë të tjerë për të kryer një borxh të drogës, është dënuar me gjashtë vjet burg, shkruan 10phoenix, transmeton Klan Kosova.

Esmeralda Garza është dënuar të premten pas pranimit të fajësisë. Ajo u dënua me tre akuza për shitje dhe blerje të fëmijëve.

Ajo gjithashtu u dënua për pastrim parash dhe për komplot për të shitur ose blerë një fëmijë.

Hetuesit kanë zbuluar se djali i saj u shit për 2.5 mijë dollarë.

Ata poashtu mësuan se ajo kishte planifikuar të shiste edhe dy vajzat e saj, të moshës dy dhe trevjeçare – të gjitha për të paguar një borxh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat