Shri Lankë: Pas shpërthimeve, gjendet një bombë në aeroport

Bota

Shri Lankë: Pas shpërthimeve, gjendet një bombë në aeroport

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një mjet shpërthyes i improvizuar u gjet pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Kolombo të Shri Lankës, i cili u shkatërrua në mënyrë të sigurt nga njësitë speciale të aviacionit.

Lajmi për gjetjen e bombës e publikua në Twitter nga gazetari i BBC Azam Amin dhe Sky News Nevil Lazarus, e cila u transmetua më pas nga tabloidët britanikë.

Siç raportohet nga televizioni lokal "Sirasa", bomba e improvizuar është gjetur në rrugën pranë aeroportit ‘Bandaranaike’.

Një zëdhënëse e Forcës Ajrore të Shri Lankës tha se bomba u gjet në një tub plastike, raporton "Mirror".

Situata në aeroport, duke gjykuar nga pamjet e rrjeteve sociale, ishte kaotike për shkak të mbylljes dhe turmës, transmeton KosovaPress.

Bomba u gjet disa orë pas sulmeve të koordinuara ndaj kishave dhe hoteleve në Shri Lanka që lanë të vdekur mbi 200 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat