Pakistanezja e akuzuar për blasfemi udhëton drejt Kanadasë

Bota

Pakistanezja e akuzuar për blasfemi udhëton drejt Kanadasë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Zyrtarët pakistanezë thanë se gruaja e krishterë, e cila u lirua nga akuzat për blasfemi pas tetë vjetësh të kërcënimeve me vdekje, ka shkuar në Kanada për të jetuar me vajzat e saj.

Dënimi i Asia Bibit ishte kthyer prapa nga Gjykata Supreme vitin e kaluar, duke ngjallur protesta të dhunshme nga ekstremistët fetarë.

Zyrtarët pakistanezë thanë se Bibi ka udhëtuar drejt Kanadasë, por nuk treguan se në cilën datë është larguar nga Pakistani.

Avokati i saj, Saif ul-Malook, tha se ajo tashmë ka arritur në Kanada, ku dy vajzat e saj e kanë fituar të drejtën e azilit.

Bibi, 48-vjeçare, ishte dënuar me vdekje në provincën qendrore të Punjabit në vitin 2010 për blasfemi gjatë një mosmarrëveshjeje me gratë myslimane përderisa ishin duke punuar në një fermë.

Në vitin 2014, një gjykatë më e lartë në Lahore e kishte mbajtur në fuqi këtë vendim. Sidoqoftë, që nga shpallja e pafajësisë nga Gjykata Supreme në tetor të vitit 2018, Bibi ka qenë duke qëndruar nën mbrojtje deri në kryerjen e përgatitjeve për largimin e saj nga vendi.

Rasi i kësaj gruaje e tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare ndaj ligjit kundërthënës në Pakistan, sipas të cilit blasfemia është vepër që automatikisht sjell dënimin me vdekje, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat