Arkivoli i gjyshit të tij të vdekur merr flakë, djaloshi 10-vjeçar pëson djegie të rënda - Bota Sot
Arkivoli i gjyshit të tij të vdekur merr flakë, djaloshi 10-vjeçar pëson djegie të rënda

Bota

Arkivoli i gjyshit të tij të vdekur merr flakë, djaloshi 10-vjeçar pëson djegie të rënda

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:51
Djaloshi Ruslan Pyrch

Një djalë i ri pësoi lëndime të tmerrshme pasi arkivoli i gjyshit të tij mori flakë gjatë ceremonisë së varrimit.

Ngjarja ndodhi kur fqinjët erdhën për ti thënë lamtumirë të ndjerit në fshatin Yuskivtsi në rajonin perëndimor të Ukrainës dhe lanë një qiri të ndezur në arkivoli. Menjëherë pasi u larguan arkivoli filloi të merrte flakë, ndërkohë që zjarri depërtoi deri në dhomën tjetër ku djaloshi po flinte.

Djaloshi Ruslan Pyrch u zgjua kur ‘ndjeu se fytyra e tij po digjej’. 10-vjeçari e gjeti veten të bllokuar në dhomën e tij.

‘U zgjova me dhembje dhe pashë se dhoma ime ishte në zjarr. Fytyra ime po digjej dhe e mbulova me duart e mia. U hodha në dysheme dhe u ngjita në shtratin tim”, kishte rrëfyer ai për mediat lokale.

Ai u ndihmua nga familjarët tjerë që ndodheshin në shtëpi por pësoi djegie mjaft të mëdha në duar.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...