Erdogan: Sistemi raketor rus S-400 do të arrijë në Turqi në muajin korrik - Bota Sot
Erdogan: Sistemi raketor rus S-400 do të arrijë në Turqi në muajin korrik

Bota

Erdogan: Sistemi raketor rus S-400 do të arrijë në Turqi në muajin korrik

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:41
Sistem raketor

Turqia do të pranojë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të korrikut, ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën.

“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton shërbimi turk i agjencisë CNN.

Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Brendshëm në SHBA, Patrick Shanahan, këtë muaj theksoi se Turqia do të përjashtohet nga programi i avionëve F-35 nëse fillon me blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

Erdogan kishte thënë se do të diskutojë për këtë çëështje me presidentin Donald Trump në Samitin G-20 që pritet të mbahet këtë muaj.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do t’ju kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...