Situatë e vështirë për Trump, humb vëmendjen para fitueses së çmimit Nobel për Paqe

Bota

Situatë e vështirë për Trump, humb vëmendjen para fitueses së çmimit Nobel për Paqe

Nga: A.H Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:00
Foto

Aktivistja për të drejtat e njeriut, njëkohësisht dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Nadia Murad, ka qenë për vizitë këtë javë në Shtëpinë e Bardhë.

Derisa ishte duke ia treguar historinë e saj të hidhur për ikjen nga ISIS presidentit Donald Trump, gjërat morën shpejt një kthesë të vështirë, transmeton Bota sot.

Kjo pasi që presidenti e pyeti se ku ishte familja e saj, pasi sapo u tha dy herë nga Murad se familja ishte vrarë nga ISIS.

Ajo qëndroi pranë Trump duke i kërkuar atij ndihmë për komunitetin e saj Yazidi që të kthehej në shtëpi në Irak, duke ndë[rhryë në konfikt midis forcave irakiane dhe kurde që luftonin mbi tokën e lënë pas rrëzimit nga ISIS.

Murad me këmbëngulje fliste, pavarësisht humbjes së vëmendjes së presidentit, duke ia bërë të ditur që ISIS kishte vrarë të ëmën dhe të gjithë vëllezrit e saj. /Bota sot/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat