Gruaja përjashtohet nga pishina publike pasi që shkoi me burka - Bota Sot
Gruaja përjashtohet nga pishina publike pasi që shkoi me burka

Bota

Gruaja përjashtohet nga pishina publike pasi që shkoi me burka

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:46
Foto

Një grua është përjashtuar nga një pishinë publike pasi që ajo kishte të veshur një burka.

Gruaja ishte e veshur me veshje arabe, e cila e mbulon tërë trupin, dhe ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj në pishinën West Wave në qytetin Handerson të Zelandës së Re.

Një dëshmitar tha që nënës së mbuluar iu afruan sigurimi dhe i kërkuan asaj që të largohej nga pishina.

“Ata i thanë para fëmijës. Njëra grua në atë moment i morri fëmijët e saj dhe u fut në pishinë me ta që të mos e shihnin se si trajtohej nëna e tyre” tha gruaja dëshmitare.

“Ishte shumë publike. Një burrë tjetër provoi që të fliste me sigurimin. Më bëri shumë nervoz ta shihja” tha ajo.

Dëshmitarët gjithashtu thanë se sigurimi ishte duke qeshur gjatë kohës sa po i kërkonin gruas që të largohej, shkruan Daily Mail.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...