Arrestimi i spiunëve të CIA-s, Trump: Irani po gënjen - Bota Sot
Arrestimi i spiunëve të CIA-s, Trump: Irani po gënjen

Bota

Arrestimi i spiunëve të CIA-s, Trump: Irani po gënjen

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:20
Foto

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kategorikisht mohoi se Irani arrestoi 17 vetë të cilët Teherani i akuzoi se janë spiunë të CIA-s dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje, duke i quajtur raportet "krejtësisht të rreme".

"Raporti mbi kapjen e spiunëve të CIA-s nga Irani është tërësisht i rremë," shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

"Zero e vërtetë. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse ajo për rrëzimin e dronit), të cilin e lëshoi regjimi fetar që është i keq dhe nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë ", tha Tramp në Twitter.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo hodhi poshtë më parë njoftimin e Iranit se ai arrestoi 17 spiunë që punonin për Agjencinë e Inteligjencës Amerikane (CIA) dhe i dënuan disa prej tyre me vdekje.

"Regjimi iranian ka një histori të gjatë gënjeshtrash," tha Pompeo në një intervistë për Fox News.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...