E shtyn nënën dhe djalin tetë vjeçar nën tren

Bota

E shtyn nënën dhe djalin tetë vjeçar nën tren

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 17:11
Foto

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në stacionin hekurudhor në Frankfurt, kur një burrë 40-vjeçar shtyri një nënë dhe djalin e tij tetëvjeçar para trenit që ishte duke ardhur.

I dyshuari është marrë në paraburgim dhe rasti është duke u hetuar si një vrasje, njoftoi policia.

Fatmirësisht, gruaja 40-vjeçare arriti të shpëtojë nga më e keqja, derisa djali i saj mori lëndime fatale.

Sipas policisë, autori i këtij krimi makabër është një shtetas nga Eritreja, por ende nuk dihet lidhja e tij me viktimat, kështu që edhe motivi mbetet i panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat