Pas reagimit të Arabisë Saudite shtrenjtohet nafta - Bota Sot
Pas reagimit të Arabisë Saudite shtrenjtohet nafta

Bota

Pas reagimit të Arabisë Saudite shtrenjtohet nafta

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:00
Ilustrim

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje pasi ministri i ri i energjisë i Arabisë Saudite u zotua se do të vazhdojë politikën e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për shkurtimin e prodhimit për të mbështetur çmimet.

Çmimi i naftës Brent është rritur për 1.52 për qind duke u mbyllur në 62.67 dollarë për fuçi. Ky çmim shënoi rritje edhe të martën në mëngjes duke arritur në 62.84 dollarë për fuqi.

Princi Abdulaziz bin Salman të dielën u emërua ministër i ri i Energjisë në Arabinë Saudite, duke zëvendësuar ish-ministrin Khalid al-Falih, i cili kryesoi me marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit mes vendeve të OPEC-ut dhe atyre jashtë OPEC-ut.

Abdulaziz është djali i mbretit të Arabisë Saudite dhe gjysmë-vëllai i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.

Abdulaziz u zotua se nuk do të ketë “ndryshime radikale” në marrëveshjen e OPEC-ut për të shkurtuar prodhimin.

Duke folur gjatë Kongresit Botëror të Energjisë në Abu Dhabi, ministri i ri tha se marrëveshja e prodhimit e grupit të quajtur OPEC+ ka tendencë që të “qëndrojë për një kohë të gjatë”.

Vendet prodhuese të naftës OPEC+, ku bën pjesë edhe Rusia, në fillim të korrikut u pajtuan që të ulin sasinë e prodhimit të përgjithshëm për 1.2 milionë fuqi në ditë deri në fund të marsit të vitit 2020,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...