Tensionet e ShBA-së me Iranin e Irakun rrisin çmimin e naftës për 2 për qind

Bota

Tensionet e ShBA-së me Iranin e Irakun rrisin çmimin e naftës për 2 për qind

Më: 6 janar 2020 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Çmimi i karburantit u rrit për dy për qind të hënën dhe shkoi në mbi 70 dollarë për fuçi për shkak të retorikës së ashpër të Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Irakut dhe tensioneve mes tyre pas vrasjes së gjeneralit iranian.

Të premten e kaluar, kur ndodhi vrasja e gjeneralit Soleimani, çmimi i karburanteve u rrit për tre për qind. Kjo rritje erdhi për shkak të shqetësimeve për shtim të tensioneve në lindje të mesme dhe pengesa të mundshme në furnizimin me naftë.

Ndryshe, Lindja e Mesme prodhon pothuajse gjysmën e sasisë së përgjithshme të karburanteve në botë, ndërsa një e pesta e kësaj sasie kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila kontrollohet nga Irani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Irakun me sanksione të ashpra, nëse ky vend i dëbon trupat amerikane, ndërsa ka thënë se do ta sulmojë përsëri Iranin, nëse republika islamike hakmerret për vrasjen e gjeneralit Soleimani.

Në Shtetet e Bashkuara, shitja e naftës jashtë vendit u rrit në 4 milionë fuçi në ditë për herë të parë në histori të shtetit, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat