Andrew Brooks ka pasur një lidhje me një vajzë 16 vjeçare nga Kenti, vajza ishte shpallur e zhdukur dhe policia po e kërkonte atë.
Pas kësaj afere polici tha dorëheqje mirëpo sipas Policisë ai do të largohej nga puna edhe nëse nuk do të jipte dorëheqje, shkruan Dialymail.
Polici po ashtu ishte i martuar dhe e dinte se vajza ishte lajmëruar si e zhdukur, mirëpo sipas hetimeve ai i kishte bërë presion vajzës për ta mbajtur sekret lidhjen e tyre.
Sipas gjykatës polici kishte provuar edhe të bënte vetvrasje, kurse gruaja e tij punonte po ashtu për Policinë, në stafin civil.