Coronavirusi detyron Apple të mbyllë sërish disa dyqane në ShBA - Bota Sot
Coronavirusi detyron Apple të mbyllë sërish disa dyqane në ShBA

Bota

Coronavirusi detyron Apple të mbyllë sërish disa dyqane në ShBA

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Apple ka konfirmuar se do të mbyllë sërish përkohësisht disa prej dyqaneve të saj në SHBA për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19.

Reuters raporton se Apple do të mbyllë dyqanet në Florida, Arizona, Karolina Jugore dhe Veriore, transmeton KOHA. Bëhet fjalë për 11 dyqane në këto shtete.

Rastet e të infektuarve me koronavirus në SHBA vazhdojnë të rriten me shpejtësi të madhe. Deri më tani janë mbi 2.2 milionë persona të infektuar, kurse janë shënuar mbi 118 mijë viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat