Inflacioni në Britani të Madhe rritet papritur

Bota

Inflacioni në Britani të Madhe rritet papritur

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Inflacioni në Britani të Madhe është rritur papritur gjatë muajit në kaluar, i nxitur nxitur nga rritja e çmimeve dhe kërkesës gjatë pandemisë COVID-19.

Nga 0.5 për qind sa ishte në maj, në muajin qershor është rritur në 0.6 për qind.

Mirëpo, parashikimi mesatar në një sondazh të ekonomistëve në Reuters ishte që norma të binte në 0.4 për qind.

Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë, të ushqimit, të alkoolit dhe të duhanit në mënyrë tipike të paqëndrueshme është rritur në 1.4 për qind nga 1.2 për qind.

Ekonomistët kishin pritur që norma të mbetej e pandryshuar në 1.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat