Momenti dramatik, si i shpëton makinës për disa sekonda një grua nga Australia

Bota

Momenti dramatik, si i shpëton makinës për disa sekonda një grua nga Australia

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Një grua në Austral i shpëtoi për një “fije floku” goditjes së makinës, pasi u largua nga vendi i ngjarjes vetëm disa sekonda më parë.

Sipas medieve të huaja, kamerat e sigurisë afër një dyqani kapën momentin dramatik.

Gruaja e cila u identifikua si Karyn Johnson, ishte duke qëndruar pranë një stacioni të autobuseve në periferi të Sidneit, ndërsa e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur më 16 gusht.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ajo i vendos në tokë qeset me gjëra ushqimore, dhe në ndërkohë largohet.

Vetëm disa sekonda më pas, vetura vërshoi menjëherë zonën ku ajo u largua vetëm disa sekonda më parë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat