Emërohen drejtuesit e rinj të Radios Evropa e Lirë dhe Zyrës për Transmetime në Kubë

Bota

Emërohen drejtuesit e rinj të Radios Evropa e Lirë dhe Zyrës për Transmetime në Kubë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka njoftuar se ish gazetari i Zërit të Amerikës Ted Lipien do të rikthehet për të drejtuar Radion Evropa e Lirë/Radio Liria dhe Jeffrey Scott Shapiro, aktualisht drejtor në detyrë i Zyrës për Transmetimet në Kubë, do të bëhet drejtor për agjencinë e lartëpërmendur.

Emërimet pasojnë njoftimin nga kreu i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM) Michael Pak më 9 dhjetor, se ish drejtori i Zërit të Amerikës Robert Reilly do të kthehet për të drejtuar atë rrjet.

Zoti Lipien filloi punë në Zërin e Amerikës në vitin 1973 dhe punoi si shef i seksionit polak dhe më vonë si drejtues i lartë për lajmet dhe marketingun deri në vitin 2006. Për 10 vite, zoti Lipien punoi në Mynih dhe Pragë në postin e drejtorit rajonal për marketingun në rajonin e Euroazizë, duke ndihmuar Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë/Radio Liria që të transmetonin programet e tyre në stacione në mbarë rajonin. Përmes një njoftimi drejtuar punonjësve, zoti Lipien tregoi për kohën kur ndiqte Radion Evropa e Lirë ndërsa u rrit në Poloninë komuniste të asaj kohe.

“Ndjehem i nderuar dhe i përulur që më është besuar puna për të ndihmuar këtë organizatë historike që të vazhdojë të thyejë censurën dhe t’i japë zë të heshturve,” shkruante ai.

Që nga largimi nga rrjetet e transmetimeve të qeverisë amerikane, zoti Lipien ka qënë një kritik i zëshëm i drejtuesve të Zërit të Amerikës dhe Agjencisë Amerikane për Median Globale. Ai gjithashtu është shprehur në mbrojtje të punës së drejtuesit të ri Michael Pack, duke thënë se ai është përqendruar në korrigjimin e problemeve të kahershme të njëanshmërisë dhe keqmenaxhimit nëpër rrjete.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria është një organizatë jo-fitimprurëse e transmetimeve multimediale e financuar me grante nga Kongresi amerikan. Me qendër në Pragë, ajo shërben si një burim mediatik në 27 gjuhë, kryesisht për vendet ku nuk ka shtyp të lirë ose ende ku shtypi i lirë nuk është vendosur plotësisht.

Jeffrey Scott Shapiro ka qënë me Zyrën e Transmetimit për Kubën që nga korriku i vitit 2017. Në njoftimin për emërimin e zotit Shapiro, zoti Pack theksoi lidhjet e tij të thella me komunitetet lokale në Floridën jugore dhe punën e tij për lajme objektive.

“Trasmetimi i lajmeve dhe informacioneve objektive drejt ishullit (Kubës) luan një rol kritik në qëllimin për një Kube të lirë, dhe është është privilegj të jesh pjesë e një misioni kaq të rëndësishëm,” shprehej zoti Shapiro përmes një deklerate me shkrim.

Zyra e Transmetimeve për Kubën mbikëqyr Radio Televizionin Marti me qendër në Majami të Floridës. Rrjeti ofron lajme, të dhëna dhe analiza për popullin e Kubës përmes sinjalit televiziv satelitor dhe valëve të shkurta të radios si dhe mënyra të tjera.

Zoti Pack u konfirmua nga Senati në rolin drejtues të USAGM në muajin qershor me një mandat tre-vjeçar. Ai shkarkoi disa drejtues të lartë të rrjeteve me marrjen e detyrës. Më vonë ai nuk pranoi të dëshmonte para një komisioni ligjvënësisht të Dhomës së Përfaqësuesve që shqyrtonte vendimet e tij, përfshirë vendimin për të pushuar nga puna drejtuesit e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Radio Azia e Lirë dhe Zyrës së Transmetimtit për Kubën, dhe zëvendësimin e bordeve të tyre.

Ish drejtuesja e Zërit të Amerikës, Amanada Bennett dha dorëheqjen dy ditë para se zoti Pack të merrte drejtimin e USAGM. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat