Shpërthim i fuqishëm në Kostur/ Shkatërrohet plotësisht hoteli i famshëm

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Kostur/ Shkatërrohet plotësisht hoteli i famshëm

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:21
Foto

Banorët e Kosturit janë tronditur mëngjesin e së enjtes nga një shpërthim i fuqishëm si pasojë e të cilit është shkatërruar krejtësisht një prej hoteleve më të njohura të qytetit.

Bëhet fjalë për hotelin Tsamis, me 80 dhoma që ndodhet vetëm 4 km larg qytetit në një vend turistik përballë liqenit të Kosturit.

Forca të shumta të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje pasi ka pasur edhe shumë vatra zjarri.

Shpërthimi, i cili ndodhi në 1.30 të mëngjesit, ka rrafshuar krejt ndërtesën trekatëshe, duke shpërndarë copa qelqi, tullash edhe çimentosh edhe përgjatë rrugës automobilistike që kalon pranë tij në një rreze prej të paktën 80 metrash.

Biznesi qëndronte prej një viti i mbyllur dhe për fat nuk ka pasur asnjë person brenda tij.

Pasi zjarrfikësit  kanë shuar zjarret në vendngjarje kanë mbërritur edhe oficerët e policisë që kanë hapur një proces hetimi për këtë ngjarje.

Megjithëse në fillim u dyshua për rrjedhje të gazit, pronari i biznesit ka deklaruar se depozitat e tij nuk janë prekur dhe ende autoritetet nuk kanë një përfundim se kush e shkaktoi këtë shpërthim të fuqishëm qe rrafshoi një prej hoteleve që ka qenë gjithmonë pika referuese për turizmin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat