​Bob Dole do të nisë të hënën trajtimin kundër kancerit të mushkërive

Bota

​Bob Dole do të nisë të hënën trajtimin kundër kancerit të mushkërive

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Bob Dole

Ish-senatori amerikan Bob Dole do të nisë të hënën trajtimin kundër kancerit të mushkërive, pas diagnostikimit të fundit se ai ndodhet në fazën e katërt të sëmundjes.

“Kohët e fundit, unë u diagnostikova me kancer të mushkërive në fazën e katërt. Trajtimi im i parë do të fillojë të hënën. Ndërsa unë me siguri kam disa pengesa përpara. Gjithashtu e di që unë bashkohem me miliona amerikanë që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore të tyre”, shkruan miku i madh i shqiptarëve të Kosovës Robert Dole në Facebook.

Robert Joseph “Bob” Dole, i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kanzas- është një politikan amerikan, senator dhe ish-kandidat presidencial.

Ai përfaqësoi Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga 1961-1969 dhe në Senatin e SHBA-së nga 1969 deri në 1996 shërbeu si udhëheqës republikan nga viti 1985 deri më 1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat