I shpëtohet jeta deles që nuk ishte qethur për 5 vite

Bota

I shpëtohet jeta deles që nuk ishte qethur për 5 vite

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Delja që nuk ishte qethur për 5 vite

Një deleje i është hequr nga trupi më shumë se 34 kg lesh pasi qëndroi e paqethur për 5 vite.

Delja e quajtur Baarack nga ekipi i shpëtimit u gjend duke u endur nëpër rrugë në qytetin e Victorias, Australi. Leshi po i bllokonte shikim dhe po e rëndonte shumë duke ulur shanset e saj për të mbijetuar.

Personi që mori përsipër qethjen e deles u shpreh: Nuk mund ta besoja se brenda gjithë atij leshi të kishte një dele të gjallë. Brenda leshit u gjendën shkopinj, degë dhe insekte të panumërta.

Gjendja e kësaj dele ishte e rëndë dhe shanset për të jetuar ishin shumë të vogla. Tani Baarack ndihet më e lehtë dhe mund ta shohë botën më qartë

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat