Misteri/ "Erdhi nga hapësira", një sferë e çuditshme titani gjendet në Bahamas

Bota

Misteri/ "Erdhi nga hapësira", një sferë e çuditshme titani gjendet në Bahamas

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 07:59
Bahamas

Autoritetet në Bahamas po përpiqen të zgjidhin misterin e origjinës së një sfere titani që thuhet se 'erdhi nga hapësira'.

Objekti i çuditshëm u gjet në plazh nga një grua britanike, e cila njoftoi menjëherë autoritetet.

Në sferë ka shkrime në gjuhën ruse dhe për këtë arsye, fillimisht autoritetet mendojnë se sfera mund të ketë qenë pjesë e ndonjë anije ruse kozmike.

Sipas tyre, sfera mund të ketë shërbyer si rezervuar karburanti për raketën, ndërsa mbi të, në gjuhën ruse përshkruhen të dhëna si pesha dhe diapazoni i temperaturës.

Sidoqoftë nuk dihet ende me siguri sesi objekti përfundoi në Bahamas, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë asnjë reagim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat