Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

Bota

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vullkani më aktiv i Evropës, Mount Etna, ka shpërthyer shtatë herë në dy javët e fundit, me disa shpërthime që dërguan hirin e nxjerrë edhe mbi zonat afër.

Sipas medieve të huaja, vullkani fillimisht shpërtheu më 16 shkurt dhe që prej asaj kohe ka pasur aktivitete të tjera shpërthimi.

Dhe siç thuhet më tej, një shpërthim i fundit nga vullkani, i cili ndodhet në Itali, hodhi hirin mbi qytetin sicilian të Zafferana Etnea ku tani vendasit po punojnë për të larguar blozën.

Marco është një banor i Zafferana Etnea dhe tha se bloza mund ta bëjë atë të rrezikshme për banorët vendas.

“Këtë mëngjes në orën 9:30 hiri filloi të binte dhe që atëherë kam qenë këtu, duke punuar për ta hequr qafe atë”, tha ai.

“Fatkeqësisht, siç mund ta shihni, ne po bëjmë grumbuj hiri në anë të rrugës sepse nuk kemi qese të mjaftueshme për ta hequr qafe atë”, shtoi Marco, duke treguar qeset plot hiri të zi.

“Shpresojmë që komuna mund ta heqë atë menjëherë sepse është e rrezikshme në rrugë”, ka shtuar ai.

Sipas Euronews, për fat të mirë nuk është raportuar për të lënduar apo për të vdekur për shkak të shpërthimeve vullkanike deri më tani. Por pastrimi i hirit mbetet një sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat