Arabia Saudite vendos kufizime për pelegrinazhin në Mekë gjatë Ramazanit

Bota

Arabia Saudite vendos kufizime për pelegrinazhin në Mekë gjatë Ramazanit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Autoritetet në Arabinë Saudite ka thënë se vetëm njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë pasur virusin, do të jenë në gjendje të bëjnë pelegrinazhin e umres gjatë Ramazanit, që fillon këtë muaj, njoftojnë mediat e huaja.

Ministria e haxhit dhe umres ka thënë se tre kategori njerëzish do të konsiderohen “të imunizuar”, ata që kanë pasur dy doza të vaksinës, ata që kanë pasur një dozë të vetme më shumë se dy javë më parë ose njerëz që kanë pasur koronavirusin më herët.

Vetëm njerëzit që janë në ato grupe do të jenë në gjendje të kryejnë umren, si dhe të marrin pjesë në lutjet në xhaminë e madhe në Mekë.

Kufizimet do të zbatohen gjithashtu për hyrjen në xhaminë e profetit në Medine.

Umre zakonisht tërheq miliona myslimanë nga e gjithë bota çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat