Hyri në shërbim linja hekurudhore 435 kilometra e Tibetit

Bota

Hyri në shërbim linja hekurudhore 435 kilometra e Tibetit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Për herë të parë, udhëtarët në Tibet mund të shijojnë pamjet malore të zonës me shpejtësi të lartë.

Kjo pasi që, një linjë hekurudhore 435 kilometra që lidh kryeqytetin tibetian Lhasa me qytetin Nyingchi hyri në shërbim më 25 qershor, duke u dhënë të gjitha rajoneve të nivelit 31 provinca të Kinës kontinentale qasje në udhëtimin me tren të shpejtë.

Siç shkruan CNN, bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe të tillë në Tibet, e cila qëndron më lart se 3,000 metra mbi nivelin e detit.

Linja Lhasa-Nyingchi përmban 47 tunele dhe 121 ura – të cilat përbëjnë rreth 75% të të gjithë rrugës.

Kjo përfshin Urën Hekurudhore Zangmu të gjatë 525 metra, ura më e madhe dhe më e lartë harkore e këtij lloji në botë.

Ndërsa sa i përket kostos, 5.6 miliardë dollarë u shpenzuan për ndërtimin e linjës.

Por çfarë është e veçantë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi, është fakti se duke udhëtuar në lartësi të mëdha, trenat Fuxing janë të pajisur me sisteme të automatizuar të furnizimit me oksigjen, të cilat mbajnë nivelet e oksigjenit në një konstante 23,6% – pak më e lartë se mesatarja e 21% që gjendet në atmosferë normale.

Gjithashtu, dritaret e trenave janë të pajisura me një shtresë speciale xhami të projektuar për t’i bërë ballë niveleve të larta UV të rajonit.

Linja e re Lhasa-Nyingchi është pjesë e Hekurudhës Sichuan-Tibet, një linjë 1,740 kilometra që përfundimisht do të lidhë Chengdu, kryeqyteti i provincës Sichuan, me Lhasa, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis dy qyteteve nga 48 orë në 13 orë.

Ndërtimi është ndarë në tre faza. Segmenti i parë – Hekurudha Chengdu-Ya’an – u hap në vitin 2018. Lhasa-Nyingchi është segmenti i dytë i përfunduar. Ndërsa puna në hekurudhën përfundimtare Ya’an-Nyingchi filloi në vitin 2020 dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Linja Lhasa-Nyingchi është hekurudha e parë e elektrizuar e Tibetit. Hekurudha ekzistuese Qinghai-Tibet, një rrugë 1,142 kilometra e mundësuar nga lokomotiva me naftë, nisi në 2006 dhe thuhet se është rruga më e lartë e trenit në botë, që lidh Xining, në provincën Qinghai, në Lhasa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat