Vritet sulmuesi nga policia e Zelandës së Re pas sulmit terrorist, ishte mbështetësi i ISIS -it

Bota

Vritet sulmuesi nga policia e Zelandës së Re pas sulmit terrorist, ishte mbështetësi i ISIS -it

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ekstremist i dhunshëm i cili kreu sulmin terroristë në Zelandë të Re duke lënë të plagosur 6 persona ishte i frymëzuar nga ISIS-i.

Policia e Zelandës së Re ka qëlluar dhe vrarë një mbështetës të ISIS, i cili plagosi të paktën gjashtë persona në një “sulm terrorist” në supermarket në periferinë Auckland të New Lynn të Premten, raportohet të kenë thënë autoritetet atje, për CNN.

“Sot rreth orës 2:40 pasdite, një ekstremist i dhunshëm ndërmori një sulm terrorist,” tha kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi të Premten pasdite. “Ky ishte një sulm i dhunshëm, ishte i pakuptimtë dhe më vjen shumë keq që ndodhi.” Ardern shtoi se personi ishte një shtetas i Sri Lankës, një “mbështetës i ideologjisë së ISIS” dhe një “kërcënim i njohur i sigurisë”.

Ai ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjenci të shumta qeveritare dhe personeli i sigurisë ishin në gjendje ta qëllonin dhe ta vrisnin brenda 60 sekondave nga fillimi i sulmit, tha ajo. Sulmuesi mori një thikë brenda dyqanit dhe e përdori atë për të goditur blerësit para se policia ta qëllojë atë, tha komisari i policisë në Zelandën e Re, Andrew Coster, i cili e përshkroi atë si një aktor të vetëm.

Videot e postuara në internet, tregojnë blerësit të panikuar që po vraponin nëpër Qendrën Tregtare ‘LynnMall’.

Ndërsa tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike nga plagët e marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat