E tmerrshme: Nëna vret tri vajzat e saj, babai i gjeti të vdekura

Bota

E tmerrshme: Nëna vret tri vajzat e saj, babai i gjeti të vdekura

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 07:52
Tri vajzat

Një nënë dyshohet se i vrau tre fëmijët e saj vetëm disa ditë pasi ajo i transferoi ata në Zelandën e Re për të filluar një jetë të re. Fqinjët pranë familjes thonë se kanë dëgjuar të qara të shumta.

Lauren dhe Graham Dickinson, si dhe tre vajzat e tyre, Maya, Karla dhe Liane, kishin jetuar në shtëpi vetëm një javë pasi përfunduan karantinën në një hotel pasi mbërritën në Zelandën e Re nga Afrika e Jugut.

Lauren Dickinson tani akuzohet për vrasjen e tyre. Burri i saj thuhet se i ka gjetur vajzat të vdekura.

Prindërit e nënës Lauren, Wendy dhe Malcolm Fawkes, treguan për mediat se ishin të shkatërruar kur dëgjuan për tragjedinë.

Fqinjët thonë se kanë dëgjuar një zhurmë dhe më pas të qara dhe rënkime rreth orës 21:40 të së enjtes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat