​Ora e Hitlerit shitet për 1.1 milion dollarë, liderët hebrenj dënojnë ankandin

Bota

​Ora e Hitlerit shitet për 1.1 milion dollarë, liderët hebrenj dënojnë ankandin

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një orë që pretendohet se i përkiste Adolf Hitlerit është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.

Ora Huber, e cila iu shit një ofertuesi anonim, përmban një svastikë dhe është e gdhendur me inicialet A.H., shkruan BBC.

Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin. Megjithatë, shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur më parë sende naziste, u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte "ruajtja e historisë".

Në katalog thuhet se ora ndoshta i është dhënë Hitlerit për datëlindjen e tij në vitin 1933.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat