Tmerri i luftës në pamjet e dronit detar kamikaz ukrainas që tenton të sulmojë luftanijen ruse në Detin e Zi

Bota

Tmerri i luftës në pamjet e dronit detar kamikaz ukrainas që tenton të sulmojë luftanijen ruse në Detin e Zi

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 15:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pamjet e publikuara nga Ukraina shihen momentet kur një barkë-dron sulmon një prej luftanijeve më të mëdha të Rusisë në Detin e Zi.

Droni me eksploziv më pas shpërthen në një top gjigant flake por nuk dihet nëse arriti t’i afrohej luftanijes ruse e cila qëllonte pa pushim ndaj mjetit kamikaz.

Pamjet nga bordi dronit besohet se ishte një model amerikan Uncrewed Surface Vessels (USV) që përdorej nga ushtria e Ukrainës.

Pamjet e stilit James Bond tregojnë mjetin e frikshëm që lëshohet në ujë drejt objektivit, me të cilin duhet të bëjë kontakt duke shpërthyer.

Video të tjera te sulmit të marra nga bregu tregojnë ato që duken si dy shpërthime.

Mediat perëndimore thonin se frigata ruse Admiral Makarov ishte dëmtuar në sulm, e cila shoqërohej nga anija mina-lëshuese Ivan Golubets.

Ukraina tha se “disa luftanije ruse u goditën” gjatë sulmit madhor në portin e Sevastopol në Detin e Zi.

Dronët USV lëvizin me një moto dhe mund të lëvizin me shpejtësi 60 km në orë, me një ngarkesë armatimi prej 65kg.

Ata janë me masë sa një kanoe dhe kanë të instaluar eksplozivët në pjesën e përparme.

Russia tha se luftanija Admiral Makarov pësoi dëmtim në një prej radarëve, shkruan britanikja The Sun, duke shtuar se nëntë dronë kamikazë ishin lëshuar nga Ukraina në sulmin e Sevastopol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat