Viti i Ri tashmë ka arritur në Kiribati, Samoa dhe Zelanda të Re

Bota

Viti i Ri tashmë ka arritur në Kiribati, Samoa dhe Zelanda të Re

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Viti i ri 2023 ka ardhur dhe të parët që e mirëpritën ishin banorët e ishullit Laein, i cili i përket kombit ishullor Kiribati në Oqeanin Paqësor, si dhe në Samoa dhe Zelandën e Re.

Turma të mëdha u mblodhën në Sky Tower të Auckland, raporton skynews.

Në ngjarje ishte përfshirë edhe një spektakël me drita lazer dhe animacionesh, të cilat u shfën në disa pjesë të qytetit.

Kujtojmë se vitin e kaluar nuk pati organizime në publik për Krishtlindje dhe Vit të Ri shkaku i kufizimeve të COVID-19.

Zelanda e Re është një vend ishull në jugperëndim të Oqeanit Paqësor dhe ka rreth 5.1 milionë banorë.

“Rrethi i plotë” përfundon në mesnatën e 31 dhjetorit në Paqësor – Hawaii, Samoa Amerikane dhe Ishujt Midway.

Kinezët, ndryshe nga banorët e tjerë të globit, janë mjaft indiferentë ndaj pritjes së 1 janarit, sepse kanë Vitin e Ri të tyre, i cili zgjat 15 ditë. Dita e parë e Vitit të Ri Kinez fillon në hënën e re, e cila ndodh midis 21 janarit dhe 20 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat