Dikur ultrasit e futbollit ukrainas që sot po e luftojnë Rusinë – njësia elitare ‘Kraken’ që janë bërë makthi i Putinit

Bota

Dikur ultrasit e futbollit ukrainas që sot po e luftojnë Rusinë – njësia elitare ‘Kraken’ që janë bërë makthi i Putinit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Para se Rusia të pushtonte Ukrainën, ata ishin një “koleksion tifozësh ekstrem futbolli”, agjitatorësh të krahut të djathtë dhe veteranë të batalionit famëkeq Azov.

Por tani, ata janë ushtarë dhe pjesë e një prej njësive më të mira luftarake të Ukrainës të quajtur Kraken.

Propagandistët e Putinit i quajnë ata neo-nazistë dhe ata janë përballur me akuza për krime lufte dhe strehim të fanatikëve të ekstremit të djathtë – të gjitha këto që ata i mohojnë.

Por, për qytetarët e zakonshëm, kjo njësi e diskutueshme janë ‘Mbrojtësit e Kharkivit’ që kryesuan kundërsulmin mahnitës të Ukrainës për të mbrojtur qytetin vitin e kaluar.

Mediumi britanik Daily Mail ka sjellë një video që tregon pamje të “aktiviteteve të grupit” që është bërë një nga njësitë luftarake më të njohura të Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat