Zjarret katastrofike, SHBA i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon 3 helikopterë

Bota

Zjarret katastrofike, SHBA i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon 3 helikopterë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Greqia është përballur me një situatë katastrofike sa i përket zjarreve. SHBA ka mbështetur vendin fqinj me 4 helikopterë Black-Hawk.

Ndërsa pritet që të dërgohen edhe 3 Chinooks.

Autoritetet amerikanë kanë theksuar se nuk do të mungojë mbështetja dhe gatishmëria sa herë që të jetë e domosdoshme në këtë situatë kritike për Greqinë.

“SHBA është në anën e Greqisë. Ne dërguam Chinooks dhe Blackhawks për të ndihmuar ushtrinë greke, rojet bregdetare greke, ministrinë e zotit Kikilia, Shërbimin Pyjor dhe Departamentin e Zjarrfikësve në shuarjen e këtyre zjarreve”, ka thënë gjatë një deklaratë për mediat ambasadori amerikan George Tsunis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat