Pamje të reja pas sulmit me dronë në Moskë

Bota

Pamje të reja pas sulmit me dronë në Moskë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 08:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulmin me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli për një kohë një nga aeroportet e qytetit.

Një dron u rrëzua mbi distriktin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë u neutralizuan por u përplasën me zyra, thotë ministria ruse e mbrojtjes.

Një person është plagosur, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Zyrtarët ukrainas ende nuk kanë reaguar lidhur me akuzat ndaj sulmit.

Kryetari i bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin tha se fasadat e dy ndërtesave të zyrave ishin dëmtuar pak.

Fluturimet u pezulluan për pak kohë nga Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe aeroplanët në hyrje u devijuan për në aeroporte të tjera.

Pamjet e publikuara në rrjetin social X, tregonin momentin kur njëri prej objekteve mori flakë pas sulmeve me dronë në qytetin rus. Video të tjera të shumta janë shpërndarë gjithashtu që tregonin situatën atje pas sulmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat