Putini thotë se s’do të marrë pjesë në Samitin e G20-s, e dërgon Lavrovin

Bota

Putini thotë se s’do të marrë pjesë në Samitin e G20-s, e dërgon Lavrovin

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 09:43
Foto nga takimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kryeministrit indian, Narendra Modi, se nuk do të marrë pjesë në Samitin e G20-s në Delhi muajin e ardhshëm, raportoi të martën BBC-ja.

Siç raportohet, Putini e ka njoftuar Modin përmes telefonit se ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, do të marrë pjesë në samit në emër të tij.

Pushtimi rus i Ukrainës pritet të jetë një pikë diskutimi në samitin në Delhi, ku do të jenë të pranishëm liderët botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Nëpërmjet një deklarate, India ka thënë se në këtë bisedë, Modi ka shprehur mirëkuptim për vendimin e Rusisë, si dhe ka falënderuar Putinin për mbështetjen e nismave të Delhit gjatë presidencës së G20-s.

“Diskutimi preku gjithashtu çështjet aktuale të marrëdhënieve ruso-indiane, të cilat po zhvillohen në mënyrë progresive në frymën e një partneriteti strategjik”, thuhet të ketë thënë Modi.

India po pret samitin e këtij viti, i cili do të mbahet në kryeqytetin Delhi më 9 dhe 10 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat