Ukraina ka filluar të përdorë kundër Rusisë taktikat e saj, tanket kamikaze

Bota

Ukraina ka filluar të përdorë kundër Rusisë taktikat e saj, tanket kamikaze

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Trupat ukrainase kanë filluar që kundër rusëve të përdorin taktikën e tyre luftarake – që tanket e vjetra t’i shndërroje në bomba gjigante.

Zëdhënësi i Brigadës së 128-të të ushtrisë ukrainase ka shkruar të dielën në Facebook se kjo njësi ka “përdorur taktikën e re kundër rusëve në rajonin e Zaporizhzhia, tankun trofe kamikaz”, shkruan Business Insider.

E postimin në gjuhën ukrainase e ka përkthyer në anglisht mediumi ukrainas Pravda.

Taktikën që Rusia e përdori në sulmet e saj në Ukrainë, për të shkaktuar shpërthime të fuqishme siç edhe mund të shihet në minutën 01:02 në videon e publikuar më poshtë.

Brigada ukrainase përdori tankun e sekuestruar rus, përkatësisht tankun shumë të vjetër T-62, i cili ishte përdorur më herët në luftë.

Zëdhënësi Yaroslav Halas ka thënë se shoferi ukrainas i tankut është dashur ta vozit tankun e mbushur me eksploziv pothuajse deri te objektivi. Më pas ka kërcyer dhe ka ikur sa më shpejt që ka mundur – duke aktivizuar eksplozivin në tank përmes telekomandës.

Ai pranoi se operacioni nuk ka shkuar sipas planit, pasi tanku i tij hasi në minë para se të arrinte në barrikadat ruse.

Por, thkesoi se shpërthimi që pasoi, ishte aq i fortë sa që nuk e ndaloi më asgjë këmbësorinë ukrainase.

Halas bëri të ditur se emri i shoferi të tankut është Vasil Dudinec, për të cilin tha se i është bashkuar ushtrisë ukrainase në mars të vitit të kaluar, një muaj pasi Rusia filloi pushtimin në Ukrainë.

Ai citoi Dudinecin që tha: “Natyrisht, kam qenë i vetëdijshëm se mund të mos kthehesha më. Por, që tanku do të goditej dhe eksplozivi të aktivizohej, do të ishte vdekje momentale”.

Në Facebook, Brigada e 128-të e ukrainasve përdori tankun rus T-62, të sekuestruar kur trupat ruse braktisën Khersonin në vjeshtën e kaluar.

Brigada e përshkroi T-62 si të vjetër dhe të dëmtuar, e pikërisht për këtë e përdorën si traktor para se të vendosnin ta shndërronin në bombë lëvizëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat