Putin i del në mbrojtje ish- presidentit Trump: Hetimet gjyqësore kundër tij janë një persekutim politik

Bota

Putin i del në mbrojtje ish- presidentit Trump: Hetimet gjyqësore kundër tij janë një persekutim politik

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:29
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka cilësuar hetimet gjyqësore kundër ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si “një persekutim për arsye politike”.

Këtë deklaratë lideri rus e bëri në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Rusi, i cili foli për marrëdhëniet me SHBA-në, të cilat ai tha se Moska i konsideron "një armik të përhershëm". Ai tha se "shumë njerëz" në Amerikë po kërkojnë marrëdhënie të mira me Rusinë.

Putin tha se kushdo që do bëhet president i SHBA-së nuk do të kishte ndryshime thelbësore në politikën amerikane ndaj Rusisë. 

“Hetimet gjyqësore kundër Donald Trump në SHBA janë një persekutim për arsye politike. Kushdo që do bëhet president, nuk do të ketë ndryshime thelbësore në politikën amerikane ndaj Rusisë", tha Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat