Pasagjeri pa biletë rrezikon shëndetin e tij duke u fshehur në pjesën e poshtme të aeroplanit

Bota

Pasagjeri pa biletë rrezikon shëndetin e tij duke u fshehur në pjesën e poshtme të aeroplanit

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Në momentin që ai u gjet, thuhet se po vuante nga hipotermia e rëndë, që kryesisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj të ftohtit të madh.

Një person është dërguar në kujdesin intensiv, pasi u gjet në shasinë e një aeroplani që fluturoi nga Algjeria në Francë, kanë njoftuar autoritetet franceze.

Në momentin që ai u gjet, thuhet se po vuante nga hipotermia e rëndë, që kryesisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj të ftohtit të madh.

Mosha e tij ende mbetet e paqartë pasi që nuk kishte mjet identifikimi me vete, por besohet të jetë midis 20 dhe 30 vjeç.

Gjendja e tij shëndetësore është mjaft serioze, pasi gjatë fluturimit temperaturat në pjesën e poshtme të aeroplanit mund të bien deri në minus 63 gradë Celsius, duke dërguar kështu edhe në mungesë oksigjeni.

Ai menjëherë është dërguar në spitalin Henri-Mondor në Creteil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat