Koreja e Veriut pretendon se CIA dëshiron ta vrasë Kim Jong-un

Bota

Koreja e Veriut pretendon se CIA dëshiron ta vrasë Kim Jong-un

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:04
Kim Jong-un

Ministria e Sigurisë Shtetërore në Korenë e Veriut ka deklaruar që SHBA-të në bashkëpunim me agjentët e Koresë së Jugut janë duke planifikuar vrasjen e Kim Jong-un, shkruan BBC.

Në këtë deklarate është thënë që një grup terrorist i mbështetur nga CIA dhe inteligjenca e Koresë së Jugut kanë hyrë në Korenë e Veriut për të realizuar sulmin me armë biokimike.

Tutje është thënë që këto armë biokimike përfshijnë substance radioaktive dhe nano substanca helmuese.

Sipas tyre rezultatet vërehen gjashtë apo 12 muaj më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat