Çështja e gazetarëve të Reutersit të arrestuar në Myanmar - Bota Sot
Çështja e gazetarëve të Reutersit të arrestuar në Myanmar

Bota

Çështja e gazetarëve të Reutersit të arrestuar në Myanmar

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:40
Gazetarët akuzohen për thyrjen e Aktit të Sekreteve Zyrtare, një akuzë që mund të marrën dënimin me deri 14 vjet burgim.

Një gjykatë në Mianmar pritet që të hënën të shpallë vendimin për dy gaztearë të agjencisë Reuters që mbahen atje në burg, nën akuzat për sigurimin e dokumenteve sekrete.

Gjykatësi e caktoi datën pas dëgjimit të argumenteve përmbyllëse të të duja palëve, gjatë të cilave avokatët e gazetarëve thanë se klientët e tyre ishin futur në grackë nga policia, në përpjekje për të ndërhyrë tek raportimi i tyre për një masakër ndaj myslimanëve rohinga.

Gazetarët akuzohen për thyrjen e Aktit të Sekreteve Zyrtare, një akuzë që mund të marrën dënimin me deri 14 vjet burgim.

Të dy gazetarët ndodheshin për të raportuar për krizën e popullsisë rohinga në shtetin Rakhine, ku rreth 700 mijë banorë të besimit mysliman janë zhvendoru nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar shtypjes nga militantët./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...