Bashkëshorti i gruas pakistaneze të akuzuar për blasfemi, kërkon azil nga Trumpi

Bota

Bashkëshorti i gruas pakistaneze të akuzuar për blasfemi, kërkon azil nga Trumpi

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:16
Asia Bibi

Bashkëshorti i gruas pakistaneze që u lirua nga burgu pas 8 vitesh, ku po vuante dënimin për blasefmi, ka bërë kërkesë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për azil, duke theksuar se jeta e familjes së tij është në rrezik.

Ashiq Masih, bashkëshorti i Asia Bibi që ngjalli polemika tek të krishterët në botë, kërkoi edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada ndihmë për azil.

Islamistët e linjës së ashpër kishin bllokuar rrugët në qytetet kryesore të Pakistanit për ditën e tretë me radhë, në shenjë proteste kundër lirimit të gruas së krishterë, Asia Bibi, e cila ishte dënuar më parë për blasfemi.

Protestuesit arritën marrëveshje me Qeverinë për të rishikuar vendimin e shfajësimit të Bibit. Me këtë vendim asaj iu ndalua largimi nga Pakistani.

“Unë kërkoj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, kryeministri kanadez dhe kryeministrja britanike të na ndihmojnë të dalim nga Pakistani”, tha ai.

Asnjë nga palët e përmendura nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Masihit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat